Mërgim për t’u specializuar, kthim për të shëruar
Mjekë të dashur, falemnderit që po konsideroni rikthimin në vendin tonë!
Prindër të dashur, kemi lajme shpresëdhënëse për shëndetësinë në Kosovë 🩺🇽🇰
Dëshira për të jetuar dhe punuar jashtë vendit prek mesatarisht 35% deri në 50% të popullsisë në Ballkanin Perëndimor. Nuk shohim të njëjtat tendenca në të gjitha profesionet e emigruesve potencial. Edhe pse prirja për largim është më e theksuar te mjekët e Kosovës sesa te ata të Shqipërisë, treguesit e rikthimit mbeten inkurajues, me një interes dyfish më të lartë për t'u kthyer nga mjekët e Kosovës.
Burimi: Fotoja e gjeneruar nga AI (Gemini)
Një publikim i ri nga Fondacioni Evropian i Trajnimit (ETF) sjell një dritë të re mbi lëvizjen e profesionistëve tanë shëndetësorë e specifikisht mjekëve. Përkundër perceptimit të përgjithshëm, të dhënat tregojnë një trend të ri dhe shumë pozitiv për Kosovën:
📈 Një përqindje e konsiderueshme e mjekëve kosovarë që migrojnë, kanë synim që qëndrimi i tyre në vendet e destinacionit të jetë afatshkurtër.
Pse po largohen? Jo për të ikur përgjithmonë! Qëllimi i atyre që konsiderojnë kthimin është:
Të mbledhin njohuri të avancuara
Të kryejnë specializime profesionale
Të fitojnë përvojë ndërkombëtare në klinikat më të mira evropiane dhe në kontinente tjera
...dhe më pas, të kthehen në Kosovë për t’i zbatuar këtë kapital njohurish e përvojash direkt tek pacientët tanë, fëmijët, prindërit dhe gjyshërit tanë!
Ky hulumtim dëshmon se cikli po ndryshon: nga një “ikje e përhershme e trurit”, po kalojmë në një migrim qarkullues ku mjekët tanë e shohin mërgimin në shtetet e Unionit Evropian dhe kontinentet tjera (si SHBA dhe MB) si një hapësirë trajnimi e aftësimi për t’u kthyer me kapacitete të trefishuara. Tani, barra mbetet mbi institucionet tona për të krijuar kushtet që ky kthim dhe ri-integrim të jetë sa më i lehtë por, edhe nga kushtet socio-ekonomike, tregu i punës dhe politikat e rekrutimit të vendit pritës.
Burimi: Infografika e gjeneruar me Gemini AI, bazuar në të dhënat e raportit të ETF, 2026
Sipas vlerësimeve, në të ardhmen e afërt pritet të emigrojnë rreth 860 mjekë nga Shqipëria dhe 730 nga Kosova.
Mjekët nga Kosova kanë dëshirë më të madhe për të ikur, por ato nga Shqipëria kanë dëshirën më të madhe të ikin përgjithmonë
Dëshira (Kosova udhëheq): Mjekët nga Kosova shfaqin një interes më të lartë fillestar për të migruar (35.8% me qëllim të përgjithshëm dhe 31.1% me plan konkret) krahasuar me Shqipërinë (23.7% dhe 19.4%).
Përhershmëria (Shqipëria udhëheq): Edhe pse më pak mjekë nga Shqipëria duan të ikin, ata që vendosin ta bëjnë këtë hap kanë dyfish më shumë gjasa të ikin përgjithmonë (31.6%) krahasuar me mjekët e Kosovës (17.2%).
Mjekët e rinj në Shqipëri janë më të vendosur për të mos u kthyer
Te moshat e reja (24-40 vjeç), diferenca bëhet akoma më e thellë: 30.4% e mjekëve të rinj shqiptarë që ikin synojnë qëndrimin e përhershëm jashtë vendit, ndërsa te të rinjtë e Kosovës kjo shifër është përgjysmë më e ulët (15.5%).
Mjekët e Kosovës janë më të tentuar të provojnë migrimin (kryesisht për t’u specializuar apo për kushte më të mira), por ruajnë një lidhje më të fortë me vendlindjen dhe mendojnë rikthimin. Ndërsa mjekët nga Shqipëria, kur marrin rrugën e mërgimit, tentojnë të shkëputen plotësisht dhe të mos kthehen më.
🔗 Lexo më shumë në studimin e European Training Foundation dhe specifikisht Kapitullin për Kosovë dhe Shqipëri ( Gërdeshi,I, King, R. dhe Mara,I, 2026, faqe 141-166)
A kemi prindër mjek apo profesionistë shëndetësorë në komunitetin e Wimmelparents? Ku ndodhen perlat që po kujdesen për neve, fëmijët tanë e gjyshërit e fëmijëve tanë? Na tregoni në komentet më poshtë ose na shkruani mesazhe. Duam të dimë për hulumtimin tonë të radhës…? 🤍👇




