Prindërimi në natyrë: pse fëmijët kanë nevojë për pak baltë dhe shumë kuriozitet
Udhëzuesi i prindërve për t'i mbajtur fëmijët kureshtar për natyrën - përgatitur nga Wimmelbiologu
Njeriu ka lindur për të qenë pjesë e natyrës. Megjithatë, shpesh e gjejmë veten duke rritur fëmijë në mikrohabitate artificiale. Natyra na thërret të dalim lirshëm, ta shijojmë dhe ta ndjejmë jetën me të gjitha shqisat. Në Kosovë, klima kontinentale na dhuron katër stinë të plota – katër mundësi të ndryshme për të eksploruar.
Lajmi i mirë për prindërit? Nuk ju nevojiten pajisje të shtrenjta apo udhërrëfyes. Mjafton pak ushqim i lehtë, një shishe ujë i freskët (jo pije industriale!), rroba të rehatshme dhe një xhaketë shiu. Krejt pjesën tjetër të punës do ta bëjë kurioziteti natyral i fëmijës suaj.
Aktivitetet jashtë shtëpisë nxisin kreativitetin, shtojnë dëshirën për të nxënë dhe zhvillojnë aftësitë vetë-motivuese. Është alternativa perfekte ndaj aplikacioneve të mërzitshme elektronike.
10 Ide të Lehta për të Eksploruar si Familje:
Ecja e Dhelprës: Ecni në heshtje, duke vendosur këmbën pas këmbe. Sa afër mund t’i afroheni një ketri apo lepuri pa ju vënë re?
Detektivët e Kafshëve: Kërkoni shenja të pranisë së tyre: gjurmë në baltë, qime, pupla apo gërvishtje në lëvore të pemëve.
Koleksionistët e Pendëve: Mblidhni pendë të ndryshme dhe hulumtoni se cilëve zogj u përkisnin.
Arkitektura e Merimangave: Numëroni sa lloje të ndryshme rrjetash merimangash mund të gjeni dhe vizatoni më të veçantat.
Muzikë “Rock” me Gurë: Grumbulloni shkëmbinj interesantë, spërkatni me ujë që t’u dalë ngjyra, dhe përplasni lehtë me njëri-tjetrin për të bërë muzikë.
Ditar i Natyrës: Filloni një libër arti familjar me gjethe të thata, fotografi dhe shënime që ruajnë kujtimet e ekspeditave tuaja.
Kavanozat e Aromave: Mblidhni erëra të ndryshme gjatë rrugës (tokë e lagur, lule, ujë pellgu) në kavanoza të vegjël. Mbyllni sytë më vonë dhe luani duke i gjetur me nuhatje!
Jeta nën Trung: Rrokullisni një trung lisi të kalbur për të parë botën e fshehur të insekteve (por mos harroni ta ktheni siç ishte!).
Kinemaja e Reve: Shtrihuni në tokë, merrni frymë thellë dhe thjesht shikoni retë pa menduar asgjë për pak çaste.
Shkencëtarët e Vegjël (Fenologjia): Mbani shënime se kur lulëzojnë lulet e para, kur shtegtojnë zogjtë apo si ndryshojnë ngjyrat e drurëve.
Në postimin e radhës do të flasim për florën magjepsëse të Kosovës: Sa lloje bimësh kemi? Cilat janë shëruese e cilat helmuese? Deri atëherë – shijojeni natyrën, jetën dhe mirësinë! ☼





Es braucht so wenig, um alle Sinne anzusprechen und Kinder lassen sich sehr einfach begeistern. Abseits der ausgetretenen Pfade gibt es in der Natur so viel zu entdecken!
:-)